Helmimet nga uji/ Prokuroria e Krujës: Po hetojmë të zbulojmë shkakun

Helmimet nga uji/ Prokuroria e Krujës: Po hetojmë të zbulojmë shkakun

11:02, 27/10/2021
A+ Aa A-

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Krujë ka reaguar për herë të parë për helmimin e banorëve nga uji i pijshëm.

Institucioni i akuzës bën të ditur se ka kërkuar kryerjen e akteve të ekspertimit mjeko-ligjor për të përcaktuar shkakun që ka çuar në helmimin masiv të qytetarëve.,

PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË KRUJË

KOMUNIKATË PËR MEDIAT

Në lidhje me ngjarjen e datës 25.10.2021, ku pranë Spitalit ‘Stefan Gjoni’ të qytetit të Krujës janë paraqitur me shenja helmimi një numër i konsiderueshëm banorësh të këtij qyteti, duke qenë se kjo ngjarje paraqet interes për opinionin publik, bazuar në ligjin nr. 119/2014 ‘Për të drejtën e informimit’

JU INFORMOJMË SE:

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Krujë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Shtetit, në lidhje me këtë ngjarje ka nisur kryesisht hetimet për veprën penale ‘Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës’me pasojë dëmtimin e shëndetit të personave, e parashikuar nga neni 201 pg. 3, i Kodit Penal.

Hetimet në lidhje me këtë ngjarje janë duke u kryer në drejtim të zbulimit të shkaqeve që kanë çuar në helmimin e banorëve, si dhe individualizimin e përgjegjësive penale për personat përgjegjës.

Për këtë qëllim,është urdhëruar kryerja e akteve të ekspertimit mjeko - ligjor për të përcaktuar se cili ka qenë shkaku i helmimit të banorëve. Janë duke u kryer hetime në drejtim të analizave fiziko-kimike dhe bakteriale të ujit të pijshëm që furnizon qytetin e Krujës, si dhe veprime të tjera hetimore për zbardhjen e të gjitha rrethanave në lidhje me këtë ngjarje.

Aktualisht jemi në pritje të përgjigjeve të akteve të ekspertimit si më sipër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco