Kërkohej nga Interpoli, 35 vjeçari kapet në pikën kufitare të Morinës

Kërkohej nga Interpoli, 35 vjeçari kapet në pikën kufitare të Morinës

11:41, 23/10/2021
A+ Aa A-

Në hyrje të Pikës kufitare të Morinës është ndaluar shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtare për trafikim narkotikësh.

Sipas njoftimit të bërë nga policia mësohet se u vu në pranga shtetasi D.P., i cili ka rezultuar si i shpallur në kërkim nga Interpoli në Gjermani, dhe Gjykata Laufen ka lëshuar ndaj tij urdhër-arrestin për veprën penale ‘Trafikim i narkotikëve’.

Pas arrestimit, pritet ekstradimi i këtij shtetasi drejt Gjermanisë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Vihet në pranga, me qëllim ekstradimi drejt Gjermanisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”.

Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar:

D. P., 35 vjeç, banues në Podgoricë.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden Gjermani pasi Gjykata Laufen ka lëshuar ndaj tij urdhër-arrestin për veprën penale “Trafikim i narkotikëve, parashikuar nga legjislacioni penal i Gjermanisë.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Gjermanisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco