Dhunoi me sende të forta tezen e saj, arrestohet 38-vjeçarja

Dhunoi me sende të forta tezen e saj, arrestohet 38-vjeçarja

11:17, 23/10/2021
A+ Aa A-

Policia e Pogradecit ka arrestuar një 38-vjeçare e cila akuzohet se ka goditur me sende të forta tezen e saj, shtetasen M.E.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Buçimas të Pogradecit, ku dyshohet se e reja ka ushtruar dhunë fizike e më pas ka goditur me sende të forta 50-vjeçaren.

Kjo e fundit ka pësuar lëndime të lehta fizike, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, të shtetases V. Gj., 38 vjeçe, banuese në fshatin Rëmenj, Pogradec, pasi në fshatin Buçimas, Pogradec, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike, duke e goditur me sende të forta tezen e saj shtetasen M. E., 50 vjeçe, banuese në fshatin Gështenjas, Pogradec, e cila ka pësuar dëmtime të lehta fizike”, njofton policia.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco