Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Kryetari i PS Dumani dhe kryeprokurori Rama

Gazetarja zbulon detaje: Pista kryesore që po hetohet. Çfarë i habiti ekspertët pranë pishinës

Gazetarja zbulon detaje: Pista kryesore që po hetohet. Çfarë i habiti ekspertët pranë pishinës

21:52, 19/10/2021
A+ Aa A-

Gazetarja Klodiana Lala tha në emisionin “Opinion” se pista kryesore e hetimit për vdekjen e 4 turistëve rusë në ambientet SPA të një hoteli në Qerret, është ajo e asfiksisë.

Lala tha se ka shumë pak të dhëna lidhur me të shkuarën e katër turistëve, ndërsa shtoi se është kërkuar njëkohësisht edhe një kartelë për kohën e dizinfektimit të ambientit kundër COVID-19 dhe preparative të përdorura për këtë qëllim. 

Turistët janë gjetur të pajetë pranë pishinës dhe në trupat e tyre nuk ka shenja dhune, fillimisht kjo shkaktoi habi edhe te ekspertët, ndërsa ngjarja u vesh me plot mister. 

Sergei është gjetur në tokë, në mënyrë të çrregullt. Natali gjithashtu ka qenë e rrëzuar në tokë, dhëndri tek bordura e pishinës i çrregullt dhe vajza në shezlong. Pishina ka qenë e mbyllur dhe është hapur enkas për këta 4 turistë”, tha Lala.

“Dyshimi më i fortë për momentin është që dyshohet për një asfiksi. Autopsia paraprake thotë që është asfiksi, por nuk përcaktojnë nga ka ardhur kjo asfiksi. Elementi më i mundshëm është për shkak të klorit të përdorur në pishinë.

Sot ka patur dy momente shumë kyçe: Është kërkuar një kartelë për dezinfektimin anti-Covid dhe materialet e përdorura. Është kontrolluar impianti i kaldajës, sepse zona e pishinës ka një ndarje të vogël me saunën dhe sauna ka qenë 63 gradë. Sot janë bërë dhe këto dy kontrolle. Është kërkuar nga grupi i hetimit të verifikohen edhe dezinfektantët e duarve”, tha gazetarja.

Lala tha se Ambasada Ruse nuk ka sjelle ekspertë të saj, por ka dërguar përfaqësues që kanë marrë kontakt me mjekësinë ligjore dhje grupin hetimit.

“Nuk përjashtohen edhe pista të tjera”, u shpreh gazetarja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco