EMRI / Humb jetën një grua, u godit nga dera e hekurit

EMRI / Humb jetën një grua, u godit nga dera e hekurit

21:21, 23/05/2024
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, ku një grua ka humbur jetën pasi i ka rënë në kokë dera e hekurit.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjonçaj të Fierit, dhe viktimë është 56-vjeçarja Urani Avdiaj.

Policia e Fierit/ Informacion paraprak

Rreth orës 19:10, në fshatin Gjonçaj, dyshohet se është rrëzuar porta prej hekuri e banesës së shtetases U. A., 56 vjeçe dhe ka goditur këtë shtetase, e cila si pasojë e dëmtimeve, ka humbur jetën.   

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco