Kërkohej prej 10 vitesh, kapet shqiptari, u tradhtua nga...

Kërkohej prej 10 vitesh, kapet shqiptari, u tradhtua nga...

11:21, 19/10/2021
A+ Aa A-

Ishte në kërkim prej dhjetë vitesh për një numër krimesh të kryer në Parma e për të cilat kishte marrë dënimin, por ishte arratisur më 2012.

Karabinierët milanezë kanë arritur ta gjurmojnë e arrestojnë sërish një shqiptar, me iniciale B. D., 35 vjeç, rezident në Itali. Ai është dënuar për shantazh e rezistencë karshi autoriteteve, kryer në Parma më 2010, dhe arratisje, kryer në Milano më 2012.

I arrestuar ishte zhdukur që më 2012, kur karabinierët e Milanos i trokitën në derën e shtëpisë për ekzekutimin e dënimit me mbi dy vjet burg. Që nga ai moment, 35-vjeçari krijoi një identitet të dytë për t’u shpëtuar kontrolleve të policisë.

Megjithatë, kur e ndaluan për një kontroll, karabinierët i vunë re një tatuazh në krah, identik me një nga shenjat dalluese të të kërkuarit. Ai u ndalua për verifikime të mëtejshme të cilat vërtetuan që mbi të rëndonte mandat arresti. Pas formaliteteve të rastit, shqiptari është transferuar në burgun e Vareses.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco