'Tapë' në timon, arrestohet shoferi që shkaktoi aksidentin e 5-fishtë

'Tapë' në timon, arrestohet shoferi që shkaktoi aksidentin e 5-fishtë

11:04, 19/10/2021
A+ Aa A-

Është arrestuar shoferi, i cili vetëm pak pas mesnatës së djeshme shkaktoi një aksident të rëndë në qytetin e Durrësit.

Raportohet se i arrestuari është F. T., 37 vjeç. Ky person sipas policisë ishte në gjendje të dehur dhe për pasojë ka humbur kontrollin e makinës dhe ka përplasur 5 makina të tjera që ishin të parkuara.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Taulantia”, Durrës, ndërkohë u raportua se shoferi që shkaktoi aksidentin u largua nga vendi i ngjarjes, por sot është arrestuar nga policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco