VIDEO-SYRI TV/ Dhunohet me shkop bejsbolli në sy të familjes, policia nuk i arreston agresorët

VIDEO-SYRI TV/ Dhunohet me shkop bejsbolli në sy të familjes, policia nuk i arreston agresorët

13:36, 10/10/2021
A+ Aa A-

Dhunohet, kërcënohet dhe terrorizohet një familje në Kuçovë.  

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Kuçovës, ku një familje e tërë është dhunuar e terrorizuar nga 6 persona.

Denoncimi në lidhje me ngjarjen është bërë publik në media nga 34-vjeçari Arbër Liço. Liço ka deklaruar se 6 persona i kanë shkuar në banesë me shkopinj bejsbolli dhe kanë tentuar me forcë të hyjnë brenda. Arbri ka mundur të mbyllë portën, por është rrahur prej tyre me shkopinj dhe shenjat e dhunës i ka ende në trup edhe pse kanë kaluar 2 ditë nga ngjarja.

Pasi u larguan nga banesa e familjes Liço, agresorët u kanë thënë ‘jeni të vdekur’. Arbri ka njoftuar policinë, e cila ka mbërritur në banesën e Arbër Liços, në lagjen ‘11 Janari’ në Kuçovë. Pas kësaj, ai ka bërë edhe një kallëzim penal në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, përpara oficerit të Policisë Gjyqësore Dilaver Xhaferraj.

Në kallëzimin e bërë në datën 8.10.2021, në orën 19:30, Arbër Liço ka deklaruar se ai ka qenë duke u kthyer në Kuçovë me makinën e tij, kur në rreth-rrotullimin në hyrje të qytetit është ndaluar nga 2 persona, të cilët e kanë sharë e kërcënuar. Ai ka dalë nga makina dhe ka njohur njërin prej tyre, që e identifikon me emrin Loni Malasi.

Në deklaratën e tij, Arbri deklaron se pasi ka dalë nga makina është konfliktuar me këta shtetas, por situata është qetësuar dhe ai është larguar drejt banesën së tij. Arbri ka deklaruar se vetëm 30 minuta më vonë i ka ardhur në banesë Loni Malasi me të birin dhe 4 persona të tjerë, të cilët nuk i njeh me emra.

‘Të gjithë, deklaron Arbri, kanë qenë të pajisur me shkopinj  bejsbolli, e kanë rrahur, kanë kërcënuar e terrorizuar prindërit dhe nipin vetëm 4 vjeç si dhe kanë tentuar ti hyjnë me forcë në banesë. Pasi Arbri ka mundur të mbyllë derën, agresorët kanë qëndruar edhe 15 minuta përpara banesës, duke i kërcënuar me jetë dhe më pas janë larguar’.

Duke deklaruar se, jeta e tij dhe e familjes së tij është e rrezikuar nga këta persona, Arbri  kërkon ndihmën e Policisë dhe ndjekjen ligjore të rastit të rëndë.

‘Është e turpshme që policia e shtetit ti shoqërojë personat që më dhunuar e kërcënuan familjen dhe më pas ti lërë të lirë dhe për personat e tjerë që ishin me dy shtetasit që unë kam identifikuar të deklarojë se nuk i gjen dot.

Personat janë të lirë dhe jeta e familjes sime është rrezik, prindërit e mi kanë frikë të dalin jashtë. Unë jetoj në Tiranë dhe pas kësaj që ndodhi kam frikë ti lë prindërit vetëm e të largohem. Nuk kam pasur asnjëherë konflikte me askënd dhe nuk e kuptoj pse ka ndodhur e gjithë kjo ngjarje.

Unë kërkoj që policia të me mbrojë familjen dhe të përgjigjen para ligjit agresorët që më dhunuar e kërcënuan me jetë mua dhe familjen time, persona që policia i shoqëroi vetëm 2-orë dhe i la të lirë’, thotë Arbër Liço.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco