Aksidenti te 'Rruga e Kombit', ndërron jetë një nga të plagosurit/ EMRI

Aksidenti te 'Rruga e Kombit', ndërron jetë një nga të plagosurit/ EMRI

22:08, 05/10/2021
A+ Aa A-

Ka ndërruar jetë një nga të plagosurit e aksidentit që ndodhi mbrëmjen e sotme në aksin Milot-Rrëshen.  

Dy automjete, një "Ford" dhe një "Renault" u përplasën 'kokë më kokë' në "Rrugën e Kombit". Katër persona mbetën të plagosur rëndë. 

Syri.net ka mësuar se ka humbur jetën në spital Agron Stojani, 52 vjeç, drejtues i automjetit "Ford". 

Njoftimi i policisë
Në vijim të informacionit paraprak, ju informojmë se si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës, Tiranë  drejtuesi i mjetit tip "Ford" shtetasi A.S., 52 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco