Aksidenti me 4 të plagosur, makinat përplasen 'kokë më kokë', FOTO nga vendi i ngjarjes

Aksidenti me 4 të plagosur, makinat përplasen 'kokë më kokë', FOTO nga vendi i ngjarjes

18:45, 05/10/2021
A+ Aa A-

Syri.net siguron foto nga aksidenti i regjistruar pasditën e sotme në aksin Milot-Rrëshen, ku pranë vendit të quajtur Skuraj, u përplasën dy automjete. 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës  16:55. Mësohet se automjeti tip "Renault" është përplasur kokë më kokë me automjetin tip "Ford." 

Si pasojë e aksidentit kanë marrë dëmtime 4 shtetas dhe janë transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco