Kishte certifikatë sigurie të nivelit 'tepër sekret', detaje mbi oficerin që hetohej në Gjermani

Kishte certifikatë sigurie të nivelit 'tepër sekret', detaje mbi oficerin që hetohej në Gjermani

20:14, 23/09/2021
A+ Aa A-

Në Gjermani kërkohej për trafik narkotikësh me vendim të gjykatës së Hanoverit, që kishte lëshuar dhe një urdhër arresti ndërkombëtar në vitin 2005, por në Shqipëri u pranua në strukturën që heton policët që shkelin ligjin, raporton EuroNews Albania.

Janë këto detajet nga dosja e specialistit të shërbimit të kontrollit të brendshëm dhe ankesave pranë Ministrisë së Brendshme me iniciale S.M., i cili kishte arritur t’ia hidhte institucioneve shqiptare duke punuar një strukturë ligjzbatuese për gati 10 vite, me një shkëputje 1-vjeçare me kërkesë të tij.

Gjatë kësaj kohe specialisti ishte pajisur me certifikate sigurie të nivelit tepër sekret, duke u njohur me informacione të klasifikuara.

Në Gjermani, zyrtari i Ministrisë së Brendshme kishte përdorur një identitet tjetër, për të cilin edhe policia e Tiranës e kishte regjistruar si person me precedent kriminal.

Por e shkuara e errët e specialistit të SHÇBA-së u zbulua pikërisht gjatë procedurave për rinovimin e certifikatës së sigurisë, ku nga gjurmët e gishtave rezultoi se bëhej fjalë për të njëjtin person.

Tashmë ai akuzohet për falsifikim dokumentesh pasi ka bërë deklarime të rreme në formularin e dekriminalizimit.

Në 10 vite karrierë ai ka ushtruar detyrën në drejtorinë e kërkim hetimit në Vlorë, drejtorinë qendrore të SHÇBA-së dhe së fundmi në drejtorinë rajonale Fier-Berat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Berti23/09/2021 21:07

Per qeveritaret tane eshte normale

Shto koment

Denonco