VIDEO/ Furgoni i burgut që transportonte Sokol Sanxhaktarin bën aksident, plagoset një person

VIDEO/ Furgoni i burgut që transportonte Sokol Sanxhaktarin bën aksident, plagoset një person

13:42, 22/09/2021
A+ Aa A-

Fugoni i burgut të Peqinit është përfshirë në një aksident të pazakontë mesditën e sotme në Elbasan. 

Furgoni po transportonte Sokol Sanxhaktarin, dhëndrin e ish-kreut të Bashkisë së Elbasanit Qzim Sejdini i cili po paraqitej në një seancë gjyqi.

Furgoni ka përplasur një qytetar i cili po lëvizte me një karrocë me kal. Qytetari u dërgua menjëherë në spital.

Policia Elbasan/ Informacion paraprak

Më datë 22.09.2021, rreth orës 12:20, në lagjen ‘28 Nëntori ‘, Elbasan,  është përplasur mjeti  i Policisë së Burgut Bradashesh me një karrocë që tërhiqet me kafshë dore.

Nga përplasja ka  vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

eri_elb22/09/2021 14:15

Deme materiale...Kali i ngordhur ??? cudi... KAL material

Shto koment

Denonco