U kap duke kultivuar kanabis, prangoset 54-vjeçari në Lezhë

U kap duke kultivuar kanabis, prangoset 54-vjeçari në Lezhë

09:09, 22/09/2021
A+ Aa A-

Një 54-vjeçar në Lezhë është vënë në pranga për kultivim të lëndëve narkotike. Bëhet e ditur se në flagrancë është arrestuar shtetasi me iniciale Gj. K., banues në Kallmet. 54-vjeçari u kap nga policia duke kultivuar kanabis në afërsi të banesës.

Po ashtu, njoftohet se Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë arrestuar një 59-vjeçar nga Mirdita. Ky i fundit ka humbur drejtimin e mjetit tip “Benz” ndërsa udhëtonte në një rrugë dytësore në Mirditë. Automjeti ka dalë nga rruga e për pasojë ka mbetur e lënduar një pasagjere që po udhëtonte me të. 55-vjeçarja B. D., ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco