Tjetër rast dhune/ Policia arreston 43-vjeçarin që rrihte gruan në Lezhë

Tjetër rast dhune/ Policia arreston 43-vjeçarin që rrihte gruan në Lezhë

11:19, 19/09/2021
A+ Aa A-

Policia e Lezhës arrestoi një 43-vjeçar të akuzuar për veprën penale “Dhunë në familje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, thanë se ndaluan shtetasin me inicialet Sh.Gj., 43 vjeç, banues në Shenkollë.

“Ai ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij shtetases S.Gj”.

Ndërkohë policia arrestoi në flagrancë shtetasin A.L., 31 vjeç, banues në Ishull Lezhë, pasi në aksin rrugor Lezhë- Milot, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen” ka përplasur biçiklistin shtetasin Xh.Ç., i cili ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu, në flagrancë u kap edhe shtetasi B.H., 20 vjeç, në rrugën e Shëngjinit duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco