Thesin plot me kanabis, arrestohet i riu në Vlorë

Thesin plot me kanabis, arrestohet i riu në Vlorë

09:04, 19/09/2021
A+ Aa A-

Vlorë- Një 27-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi akuzohet për shpërndarje kanabisi.

Në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj A. Z., 27 vjeç shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 440 gr lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna e pandërprerë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Arrestohet në flagrancë një 27-vjeçar që posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike cannabis sativa.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të goditjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, arrestuan në flagrancë shtetasin:
A. Z., 27 vjeç, banues në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë.
Arrestimi i tij u bë pasi, në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 440 gr lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco