VIDEO/ Vrasja në Divjakë, skena të rënda brenda banesës së çiftit Rrasa

VIDEO/ Vrasja në Divjakë, skena të rënda brenda banesës së çiftit Rrasa

21:30, 18/09/2021
A+ Aa A-

Një skenë filmash horror, kjo është ajo që të vjen në mendje teksa sheh pamjet brenda banesës së çiftit Rrasa në Divjakë, ku Hekurani, kryefamiljari, qëlloi disa herë me çifte gruan e tij dhe më pas edhe veten.

Në të gjithë shtëpinë, e rrënuar pothuajse, dhe me mungesë investimesh, ka gjurmë gjaku, ndërkohë që e rëndë është edhe gjendja psikologjike e djalit të çiftit, i cili i gjeti prindërit të vdekur në banesë.

Mësohet se 58-vjeçari Rrasa e ka qëlluar bashkëshorten e tij në pjesën e mjekrës, duke i shkaktuar plagë të rënda në kokë, ndërkohë që më pas ka qëlluar edhe veten.

Sipas burimeve vrasja ka ndodhur në kushtet e depresionit, dhe Fëllënxa Rrasa kishte pasur dy vite më parë urdhër mbrojtje për dhunën e bashkëshortit të saj.

‘Kërkoj ndihmë nga Zoti, jam në mes të rrugëve’, është kjo dëshmia mes lotëve e Leonard Rrases, djalit të Hekuran dhe Fëllënxa Rrasës, të cilët mbetën viktimë e një krimi në familje pasditen e sotme në Divjakë. I riu tregon se ka qenë në kafe në momentin kur e kanë njoftuar për krimin që kishte ndodhur në familjen e tij, pasi të afërmit kishin dëgjuar të shtënat.

Familjarë dhe të afërm të familjes Rrasa kanë rrëfyer se çifti ka pasur grindje kohët e fundit, edhe për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike në të cilën jetonin.

Hekuran Rrasa qëlloi fillimisht gruan e tij dhe më pas veten, ndërkohë që të afërmit thonë se nuk ka pasur probleme të shëndetit mendor, dhe së fundi punonte në Bashkinë e Divjakës në drejtorinë e mirëmbajtjes dhe pastrimit. /Faxweb

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco