Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Kryetari i PS Dumani dhe kryeprokurori Rama

EMRAT/ Më grabitën persona të armatosur, kamerat zbulojnë të vërtetën

EMRAT/ Më grabitën persona të armatosur, kamerat zbulojnë të vërtetën

15:59, 18/09/2021
A+ Aa A-

Ramazan Shahini 31 vjeç dhe Majlon Hoxhaj, 33 vjeç janë dy të rinjtë që kanë përfunduar në polici nën hetim, pas një sherri të ndodhur mes tyre dhe disa personave të tjerë.

Sipas policisë fillimisht është denoncuar se ka ndodhur një grabitje nga persona të armatosur ndaj Ramazan Shahini, ndërsa më pas vetë ky person ka deklaruar se nuk është grabitur por që ka harruar celularin në një vend tjetër.

Më pas po ky person ka hedhur dyshime që e kanë goditur persona të armatosur, ku pas verifikimeve të Policisë dhe këqyrjes së pamjeve filmike ka rezultuar se ka patur një konflikt fizik midis Ramazan Shahini  dhe Majlon Hoxhaj., pa përdorimin e armës apo sende të forta.

Njoftimi i policisë së Tiranës:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6, proceduan në gjendje të lirë shtetasit R. Sh., 31 vjeç dhe M. H., 33 vjeç,  të dy për veprën penale ‘Dëmtime të tjera me dashje’.

Rrjedhja e ngjarjes:

Në sallën operative të DVP Tiranë ka ardhur një telefonatë që shtetasin R. Sh, e kanë grabitur persona të paidentifikuar. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe kanë marrë kontakt me këtë shtetas i cili ka deklaruar se nuk është e vërtetë që e kanë grabitur, por që e ka harruar telefonin diku tjetër.

Më pas po ky shtetas ka hedhur dyshime që e kanë goditur persona të armatosur, ku pas verifikimeve të Policisë dhe kqyrjes së pamjeve filmike ka rezultuar se ka patur  thjesht një konflikt fizik midis R. Sh dhe M. H., pa përdorimin e armës apo sende të forta.

Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në konflikt dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco