Drejtori i spitalit: Dy nga të plagosuri janë në Intensiv, katër të tjerë u operuan

Drejtori i spitalit: Dy nga të plagosuri janë në Intensiv, katër të tjerë u operuan

22:31, 25/07/2021
A+ Aa A-

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në spitalin e Slavonski Brod, Josip Samarxhiç, ka folur për gjendjen e të plagosurve nga aksidenti tragjik në Kroaci.

Sipas tij 42 pasagjerë kishin kërkuar ndihmë mjekësore, ndërsa 15 prej tyre me plagë të rënda. “Ne i mbajtëm ata në trajtim. 15 prej tyre kanë plagë të rënda trupore, dhe dy prej tyre janë vendosur në njësinë e kujdesit intensiv dhe po kryhen të gjitha procedurat e kujdesit intensiv. Katër u operuan. Ne vazhdimisht po monitorojmë situatën’, tha ai në Dnevnik N1.

Ata ofruan ndihmë psikologjike për fëmijët, shton Samarxhiç.

“Ne kemi 15 të mitur, njëri prej të cilëve ka plagë serioze”.

Problemi me identifikimin e udhëtarëve është zgjidhur, pasi autoritetet kosovare ne Kroaci u dolën në ndihmë.

“Kemi pasur ndihmë të madhe nga Ministria e Brendshme dhe Ambasada e Kosovës. Ne kemi emrat e njerëzve që janë në spitalin Brod-Posavina’, u shpreh ai më tutje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco