VIDEO/ Banorët e Fushë Milotit protestë për pronat:Tokën e kemi me ligj, paguajmë taksat

VIDEO/ Banorët e Fushë Milotit protestë për pronat:Tokën e kemi me ligj, paguajmë taksat

15:04, 16/06/2021
A+ Aa A-

Banorët e Fushë Milotit, kanë protestuar për  tokën që e kanë përfituar me ligjin 7501, por që tashmë i ka dalë pronari. Ata u shprehën të shqetësuar pasi bashkia apo institucionet e tjera, nuk kanë marrë asnjë lloj mase për të zgjidhur këtë problem.

Nga Syri Tv

Banorët e Fushë Milotit në Kurbin kanë protestuar për tokën që e kanë përfituar me ligjin 7501, por që tashmë i ka dalë pronari. Ata deklarojnë se atyre ua ka dhënë shteti me tapi, por që pas 30 vitesh i ka dalë pronari dhe asnjë institucion nuk u ka dhënë zgjidhje.

Banorët e Fushë Milotit kërkojnë që problemi i tyre të marri zgjidhje dhe nëse nuk ka asnjë reagim nga instancat shtetërore ata kanë theksuar që protestat e tyre do të përshkallëzohen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco