Vrau gruan me armën e shërbimit, dënohet me 35 vite ish-gardisti

Vrau gruan me armën e shërbimit, dënohet me 35 vite ish-gardisti

10:23, 16/04/2021
A+ Aa A-

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 35 vite burg, ish-gardistin Alket Arapaj, i akuzuar për vrasje në familje.

Rreth dy vite më parë ai ekzekutoi në banesën e tij bashkëshorten Evelina Seferaj.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 12 shkurtit të vitit 2019, në Allias, ku Arapaj ekzekutoi me armën e shërbimit 36-vjeçaren. Ai e qëlloi tre herë bashkëshorten e tij duke e lënë atë të vdekur në vend. 

Shkak i krimit të rëndë ishte xhelozia. Ishin fqinjët që pas krimit lajmëruan policinë pasi dëgjuan të shtënat me armë zjarri dhe fëmijën e mitur të cciftt duke qarë.

Policia shkoi në vend ngjarje duke bërë të mundur arrestimin në flagrancë te ish gardistit, i cili nuk bëri rezistencë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco