Aksident me vdekje në aksin Korçë – Pogradec pas mesnate

Aksident me vdekje në aksin Korçë – Pogradec pas mesnate

08:01, 03/03/2021
A+ Aa A-

Një aksident me vdekje ka ndodhur pas mesnate në aksin Korçë – Pogradec. Ka humbur jetën shoferi i një makine “Ford” me iniciale D.L, 32 vjeç, nga fshati Vërdovë i Pogradecit, si pasojë e përplasjes me një Benz.

Shoferi i Benz-it u arrestua, E.Y, 27 vjeç nga fshati Gështenjas i Pogradecit.

Policia e Korçës njoftoi se “bëri arrestimin në flagrancë të shtetasit E. Y., 27 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec. Ky shtetas sot rreth orës 00:40, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Vërdovë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përfshirë në një aksident rrugor me mjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin D. L., 32 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec. D.L, si pasojë e dëmtimeve të marra, ka gjetur vdekjen rrugës për në spitalin e Pogradecit”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco