E PABESUESHME/ Denoncuan skandalin e vdekjes së babait në spital, policia i procedon penalisht

E PABESUESHME/ Denoncuan skandalin e vdekjes së babait në spital, policia i procedon penalisht

13:10, 18/02/2021
A+ Aa A-

Policia e Tiranës njofton se ka nisur procedimi penal për dy vajzat e Rifat Lalos, që denoncuan kushtet e trajtimit të babait të tyre në Spitalin Infektiv, ku dhe më pas ndërroi jetë.

Në njoftimin e policisë thuhet se dy vajzat kanë përhapur informacione të rreme, në një kohë kur për ngjarjen nuk është bërë asnjë ekspertizë mjekësore apo ligjore, dhe nuk ka dhënë një verdikt as prokuroria.

Njësoj si të ishte prokurori, policia nuk e ka vendosur as me dyshime faktin që dy motrat Lalo kanë dhënë informacione të rreme për mjeken Migena Qato, por e kanë bërë fakt këtë të fundit.  Në njoftimin e policisë thuhet se po vijojnë hetimet për rastin dhe materialet do t'i kalojnë gjykatës së shkallës së parë në Tiranë.

NJOFTIMI ZYRTAR

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 4 filluan procedimin penal ndaj shtetaseve E. L. dhe I. L., sepse nëpërmjet rrjeteve sociale dhe medias së shkruar, kanë përhapur informacione të rreme për shtetasen M. Q., me detyrë mjeke. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Fakt18/02/2021 14:02

Puplikisht kryerilindasi i ben thirrje qytetarve te denoncojne obuzimin e mjekve me detyren, nga ana tjeter kur e bejnë diçka të tillë u mbyll gojen.

Shkodrani18/02/2021 13:40

Ne rralle te pare ngushllime dy zojave per humbjen e babes. masakarada e puuuuushtetit vazhdon , keto si femiojet e komunistash qe jane te vrasin dhe nuk ke ku mu uanku , bile me thane dhe dy fjale shpirti qe te dalin ne kesi fatkeqsish te hapin dhe procedim penal. kame degju deshprimin e dy motrave ishte rrenqethes , nuk kane turp , ne vend qe te ulin kryt nga krimi qe kane ba , kane lene ne karrige pa asnji ndihme , nuk i kane ofru agje , bile dhe per nevoja personale e kane lane ne karrige , kjo eshte torture , tortura dhe masakarada kane ba komunistat per 45 e vite tortura , maskarada po bejne femijet e tyre biologjik dhe idologjik , Zoti xh. i vrafte ato qe sillen ne kete menyre me nevojtaret.

kadri hasbiu18/02/2021 13:30

e moren prap ne dore komunistet si ne 44 pas luftes qe vrisnin e benin presion ne popull jepini prap mandatin e tret ktyre mostrave

Messi 18/02/2021 13:28

Informacioni eshte i rreme, kur provohet qe eshte i rreme! Policia jone i sherben me shume krimit se popullit!

Yyyy18/02/2021 13:27

Turp i madh! Ngrihet nje shtet i tere per t'ju mbyllur gojen njerezve qe denoncojne kunder propagandes se qeverise. S'ka njeri ne bote qe te lere njeriun e aferm te vdekur dhe ne mes dhimjes te meret me politike. Dhe cdo njeri e kupton se ky nuk eshte problem i mjekeve apo papergjegjshmeri e tyre por pamundesi ne kushtet e mbipopullimit te spitaleveLerini te qeta ne fatkeqesine qe ju ra nga Zoti .

Shto koment

Denonco