Vrasja e Vajdin Lames/ I penduari: Lul Berisha porositi bombën me telekomandë, e mori Shullazi

Vrasja e Vajdin Lames/ I penduari: Lul Berisha porositi bombën me telekomandë, e mori Shullazi

09:59, 09/12/2020
A+ Aa A-

Zbardhet dëshmia e Luftar Reçit, të penduarit që ka hedhur dritë dhe ka rihapur hetimet për dy vrasje të bujshme që kanë tronditur vendin vite më parë, atë të Vajdin Lamajt dhe Klodjan Saliut, për të cilat SPAK akuzon si të përfshirë Emiljano Shullazin, Lul Berishën dhe bandat e tyre.

Në dëshminë e tij, Reçi ka treguar takimin që ka bërë me Lul Berishën në kazinonë e tij në stacionin e Trenit në Tiranë, në të cilin ky i fundit i ka ofruar një marrëveshje sipas së cilës i penduari duhej të vriste shtetasin Klodian Saliu, që në këmbim Berisha t'i vriste hasmin.

Një tjetër pikë e fortë në këtë dëshmi është kur tregon se si Lul Berisha i ka kërkuar Luftar Reçit, në shkurt të vitit 2005, që t'i gjejë kallëpe tritoli për vrasjen e Vajdin Lamajt në ashensor në banesën e tij. Bombën, siç tregon ai, e ka përgatitur bashkë me Indrit Taullain, i cili i ka thënë se bomba duhej për të shpërthyer një makinë.

"Kujtoj se ka qenë muaji shkurti vitit 2005, besoj nga mesi i  muajit, më ka telefonuar nga numri i tij celular te numri im celular shtetasi Lulzim Berisha. Luli më tha më gjej mua nga ato të "nëntat" (që ishin kallëpe tritoli) ku bëhej fjalë për një atentat të përgatitur nga unë për hasmit e mi në Dibër, atentat i parealizuar nga unë për arsye se hasmi im mbante me vete fëmijët e tij dhe unë nuk lejova shpërthimin sepse nuk doja të vrsija fëmijët. Luli ishte në dijeni të kësaj ngjarje se më kishte treguar vetë dhe kishte mësuar nga unë se J... më kishte përgatitur minat për ngjarjen e Dibrës dhe për këtë arsye më kërkoi një minë për veten e tij. Për të përgatitur minat me telekomandë më ka ndihmuar nipi im që quhet...", shton ai në dëshminë e tij.

Po bombën me të cilën është kryer vrasja e Vajdin Lamajt, Reçi thotë se ia ka dorëzuar Emiljano Shullazit. Edhe hetimi për këto vrasje është bashkuar në një të vetëm, sepse Lul Berisha dhe Emiljano Shullazi dhe bandat e tyre akuzohen se kanë bashkëpunuar për vrasjen Vajdin Lamajt dhe Artan Arsit në ashensor në pallatin e tij.

Ndërkaq ai ka treguar se Viktor Ymeri, i cili është një tjetër i arrestuar, i ka thënë se për vrasjen e Vajdin Lamajt e ka gjetur ai njeriun nga burgu dhe jo banda e Shullazit.

"Viktori më tha se edhe kur u vra Vajdini, unë nga burgu i gjeta njeriun që e mbaroi punën e vrasjes së Vajdinit se ata nuk ia kanë haberin dhe dinë vetëm me u hap bythësh (për bandën e Shullazit)", ka thënë ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco