VIDEO/ Po dërgonte fëmijët në shkollë, si u plagos lezhjani

VIDEO/ Po dërgonte fëmijët në shkollë, si u plagos lezhjani

08:42, 01/12/2020
A+ Aa A-

Të shtëna me armë janë regjistruar ditën e sotme në Kodër Balldre, në Lezhë. Burime bëjnë me dije se Hilë Gjini rreth 40 vjeç është plagosur me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur pranë shtëpisë së 40-vjeçarit, në momentin kur ka dalë nga banesa.

Mësohet nga burime policore se është identifikuar një i dyshuar dhe po punohet për kapjen e tij. Burimi paraprak bëjnë me dije se autori i dyshuar i ngjarjes është shtetasi Gjergj Gjini, banor i fshatit Balldre.

Sipas banorëve, Hila sapo kishte dalë nga shtëpia për të dërguar fëmijët në shkollë, ndërsa është përballur me një bashkëfshatar të tij, i cili e ka qëlluar.

Gjatë gjithë kohës Hilë Gjini ka qëndruar në automjetin e tij me fëmijët dhe bashkëshorten derisa ka mbërritur policia dhe autoambulanca.

Ndërkohë nuk ka informacione për shkaqet e plagosjes. Policia ndodhet në zonën ku ka ndodhur ngjarja.

Lezhë/ Informacion paraprak 

Në fshatin Balldre, Lezhë, pas një konflikti për motive ende të paqarta, shtetasi Gj.Gj.,ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin H.Gj.,43 vjeç, banues në fshatin Balldre, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal, Lezhë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë dhe të Komisariatit të Policisë Lezhë po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco