Përplasje e përgjakshme në burgun grek/ Katër të dënuar bëjnë për spital shqiptarin me shufra hekuri

Përplasje e përgjakshme në burgun grek/ Katër të dënuar bëjnë për spital shqiptarin me shufra hekuri

17:15, 26/11/2020
A+ Aa A-

Një sherr masiv i përgjakshëm ka ndodhur këtë ditët në burgun Domokou në Greqi.

Katër të dënuar sipas mediave greke kanë sulmuar dhunshëm një të dënuar shqiptari.

30 vjeçari është sulmuar me sende të forta metalike dhe shkopinj.

I riu shqiptar, i dënuar me burg të përjetshëm për vrasje, mësohet se ka pësuar dëmtime të shumta trupore.

Pas shtrimit të parë në spitalin e Lamias, shqiptari është transferuar në spitalin e Athinës.  

Aktualisht ai ndodhet në spitalin “Evangelismos” ku po trajtohet dhe është jashtë rrezikut për jetën e tij.

Autoritetet greke kanë filluar hetimet për përplasjen e përgjakshme në burg.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco