VIDEO/ Çfarë ndodhi në Durrës pak sekonda para tërmetit

VIDEO/ Çfarë ndodhi në Durrës pak sekonda para tërmetit

08:49, 26/11/2020
A+ Aa A-

Në redaksinë e SYRI TV ka mbërritur një video e filmuar në kohën kur ra tërmeti me pasoja tragjike i 26 nëntorit, që mori 51 jetë njerëzish, la qindra te plagosur dhe mijëra familje të pastreha.

Në videon e filmuar në Durrës nga një qytetar duket qartë një rrufe e fortë, si dhe zhurma e tokës në momentet që regjistroheshin lëvizjet sizmike të tërmetit në orën 03:59 të mëngjesit të 26 nëntorit.

Janë me dhjetëra ata qytetare në Durrës e Tiranë që tërmeti 6.4 i shkallës rihter i orës 03:59 i ka gjetur jashtë banesave pasi kanë dalë për të qenë më të sigurtë teksa dhe më herët ishin ndjerë lëkundje sizmike gjatë asaj natë.

Janë të shumtë ata persona që kanë konstatuar rrufenë dhe zhurmën e tokës që kanë shkaktuar këto lëkundje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco