Policia gjermane ndalon autobusin nga Shqipëria, befasohet pas kontrollit

Policia gjermane ndalon autobusin nga Shqipëria, befasohet pas kontrollit

20:10, 27/10/2020
A+ Aa A-

Një patrullë e policisë rrugore në Gjermani ndaloi një autobus që po udhëtonte nga Shqipëria. Lajmi se policia bllokoi qarkullimin e mëtejshëm të autobusit drejt Dortmundit u raportua nga disa agjenci.

Oficerët gjermanë kontrolluan kohën e udhëtimit dhe atë të pushimit.

Sipas mediave, ata zbuluan se katër shoferët nuk kishin zbatuar periudhën e pushimit të detyruar që nga nisja e udhëtimit.

Ata ishin në rrugë prej 34 orësh pa ndërprerje. Rregullorja kërkon që ata duhet të pushojnë nëntë orë brenda 30 orëve. Megjithatë, periudhat e pushimit në një mjet që lëviz nuk janë të lejueshme. Por shoferët shqiptarë ishin në autobusin që lëvizte prej 34 orësh.

Policia ndaloi udhëtimin dhe nisi procedurat kundër shoferit dhe kompanisë së autobusit. Ata rrezikojnë 5 mijë euro gjobë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco