Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Ja VIDEO e atentatit të dështuar ndaj biznesmenit Andon Dhima

Ja VIDEO e atentatit të dështuar ndaj biznesmenit Andon Dhima

15:44, 17/10/2020
A+ Aa A-

Një atentat ka mbetur në tentativë mbrëmjen e të enjtes në kryeqytet ku dy persona të maskuar dhe me pistoletë në dorë kanë ndjekur biznesmenin Andon Dhima kur ky i fundit po shkonte në apartamentin e tij.

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar në abcnews.al videon ekskluzive kur dy atentatorët kanë ndjekur biznesmenin i cili është futur në pallatin ku jeton, që është edhe në pronësi të tij.

Ai futet në hyrje të pallatit pak sekonda pas vajzës së tij, e cila merr ashensorin bashkë me një shoqe. Sekondat e fundit të pritjes së ashensorit i kanë shpëtuar jetën biznesmenit i cili arrin të ngjitet në një kohë me të bijën. Ai ecën i qetë pa e ditur që dy persona të armatosur po vijnë pas tij.

Të dy personat vijnë të pashqetësuar, lënë çadrën jashtë pallatit dhe futen në godinë, ndërkohë që janë të maskuar. Në duar secili prej tyre mban pistoletë. Njëri prej tyre e bën gati pistoletën gati për ta shkrepur. Por për fat të mirë biznesmeni në atë kohë ngjitet lart në apartamentin e tij.

"Biznesmeni i ka treguar policisë se pas këtij kërcënimi mund të fshihet ish deputeti socialist, Ben Blushi, me të cilin pranon se ka një konflikt të hapur”, raportonte ABC News një ditë më parë.

Kujtojmë se më herët në median CNA.al është botuar një letër e biznesmenit Andon Dhima drejtuar ambasadës së SHBA në Tiranë në të cilën denoncohet ish-deputeti Blushi, se nuk i ka paguar mbi 50 mijë euro karburant, por edhe për një borxh 100 mijë euro të marra në emër të të vëllait, të cilat refuzon që t'ia kthejë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco