Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Kapet në flagrancë Irena Gjoka

U vra në burgun e Peqinit/ Prokuroria provon se trupi është i Arben Lleshit!

U vra në burgun e Peqinit/ Prokuroria provon se trupi është i Arben Lleshit!

11:21, 26/04/2024
A+ Aa A-

Prokuroria e Elbasanit ka arritur shkencërisht të provojë se personi i vrarë më 15 dhjetor 2023 në Burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin është Arben Lleshi.

Teksa trupi i tij ndodhet ende në morg, Prokuroria dhe IML u detyruan të bëjnë akt-ekspertim për shkak të pretendimeve të familjarëve, që pasi nuk u paraqitën për disa muaj për të tërhequr trupin, thanë se nuk i përket Arben Lleshit. Verifikimi është bërë përmes gjurmëve të gishtërinjve, dhe pas kësaj Prokuroria e Elbasanit i ka nisur rezultatet IML-së që të njoftohen familjarët për konkluzionin shkencor.

Burime nga Mjekësia Ligjore konfirmojnë marrjen e konkluzioneve, janë njoftuar familjarët teksa do të pritet përgjigjja e tyre.

Kujtojmë se 3 muaj pas vrasjes këta të fundit ngritën një pretendim të fortë, duke u shprehur se kanë dyshime nëse trupi që ndodhet në morg të jetë i tij. Në këto kushte, mes procedurave pa mbarim të kryera nga Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe Prokuroria e Elbasanit, u vendos të bëhej një test ADN-je.

Për këtë qëllim janë marrë analizat e motrës së viktimës dhe të këtij të fundit, për të dalë në një konkluzion. Edhe në këto rrethana që ndodhet çështja aktualisht, nëse familja mund të refuzojë sërish, varrimi do të kryhet nga Bashkia e Matit me autorizim të Prokurorisë së Elbasanit. Më herët mos përgjigja e familjarëve ishte parë si hezitim për shkak të frikës nga hakmarrja, duke qenë se i afërmi i tyre ishte dënuar përjetë për vrasje. 

Ngjarja në fjalë daton në vitin 2012 ku vritet dhe më pas digjet trupi i Agim Hoxhës në Britaninë e Madhe ku faji iu ngarkua Arben Lleshit dhe të vëllait Afrimit.

Pas kësaj ngjarje, familja Lleshi humbi dhe katër pjesëtarë mes të cilëve të vrarë e të zhdukur. Ekzekutimi i Arben Lleshit brenda burgut të Peqinit në dhjetor të vitit 2023 nga Sokol Mjacaj, tjetër i dënuar përjetë, u dyshua si vijim i sagës së hakmarrjes. Prokuroria dyshon se bëhet fjalë për një vrasje me pagesë, por ende nuk ka mundur të identifikojë porositësit, teksa autori i krimit ka kyçur gojën duke vështirësuar zbulimin e shkakut dhe personave të interesuar për eliminimin e të dënuarit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco