Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Kapet në flagrancë Irena Gjoka

Momenti kur kapet kokaina mes bananeve/ Supermarketet plot drogë

Momenti kur kapet kokaina mes bananeve/ Supermarketet plot drogë

10:45, 26/04/2024
A+ Aa A-

Një mega-operacion i policisë gjermane në kryeqytetin e këtij vendi, në Berlin, zbuloi sërish sasi të mëdha kokaine.

Skema është e njëjtë: droga vjen nga Amerika Latine e fshehur në kutitë e bananeve dhe shpërndahet nëpër supermarkete.

Mediat gjermane kanë publikuar momentet kur policia sekuestron drogën.

Punonjësit kishin sinjalizuar se kanë gjetur lëndën narkotike në dërgesat e ardhura në supermarketet e rrjetit Lidl.

Droga është gjetur në të paktën 11 supermarkete.

Sipas BILD, nuk dihet sasia e saktë, por mendohet se në çdo supermarket janë gjetur të paktën 20 deri në 100 kilogramë kokainë.

Në të shkuarën, një skemë e ngjashme e trafikimit të kokainës përmes bananeve është përdorur nga një bandë shqiptare në jug të Gjermanisë.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco