SKANDALI/ Biznesmeni: Blushi më kërkoi gjysmën e truallit në këmbim të lejes së ndërtimit

SKANDALI/ Biznesmeni: Blushi më kërkoi gjysmën e truallit në këmbim të lejes së ndërtimit

14:26, 11/08/2020
A+ Aa A-

Ben Blushi, është i vetmi politikan dhe menaxher mediash i denoncuar nga biznesmenët shqiptarë pranë ambasadës së SHBA-ve, për shumë çështje që fillojnë nga reklamat për televizionin ku punon deri në përplasjet për pronat ne emër të vjehrrit apo “luftrave” për pronat e historive rozë të Vjollca Hoxhës.

CNA.al ka raportuar më parë për denoncimet e bëra pranë ambasadës së SHBA-ve dhe informacineve se Ben Blushit i ishte hequr viza. Ai publikoi një vizë të vitit të shkuar më pas, por pa thënë a ishte bërë ajo e pavlefshme nga ambasada. Ndaj Ben Blushit janë bërë disa letra në ambasadën e SHBA-ve, nga biznesmenë ndërtimi, ata në fushën e farmaceutikës etj.

Sot po sjellim për herë të parë një pjesë të letrës së një biznesmeni drejtuar ambasadës së SHBA-ve e cila lidhet me pronat e Ben Blushit në emër të vjehrrit të tij. Janë të gjitha akuzat dhe dyshimet e arsyeshme se vjehrri ka shërbyer vetëm si mbulim, dhe ortaku i vërtetë i pallatit është Ben Blushi.

Biznesmeni Andon Dhima në letrën e çuar pranë ambasadës së SHBA-ve në Tiranë shkruan akuza të forta që lidhen që nga kërkesa e Ben Blushit për të futur ortak vjehrrin, kalimin e pronësisë, gjyqet formale dhe deri tek përplasjet e sotme ku Ben Blushi me influencën e tij kërkon të rrëmbejë ç’të mundë.

Image

Letra e biznesmenit Andon Dhima drejtuar Ambasadës të SHBA-ve

Blushi kërkon vjehrrin ortak të ndërtuesit

“Në vitin 2008, bleva një truall në Tiranë me qëllim ndërtimin e një kompleksi rezidencial dhe z. Blushi më kërkoi që të bëja bashkëpunëtor në këtë trruall vjehrrine tij Z, Abasz Brati. Më la të kuptoja që në rast se unë nuk bija dakord, do të ishte shumë e vështirë që të më miratohej leja e ndërtimit nga Bashkia Tiranë. Z.Blushi më siguroi se Z. Brati do të paguante për pronën në një moment të dytë, por së pari unë duhet të bija dakord që të transferoja gjysmën e truallit në pronësi të Z.Brati”, shkruan biznesmeni Dhima në letrën drejtuar ambasadës.

Gjyqi, forma që vjehrri i Blushit të bëhet bashkëpronar

Më tej në letrën e tij duke treguar sesi vjehrri i Ben Blushit një avokat me pasuri simbolike u bë bashkëpronar në një pasuri që vlente miliona euro, me gjoja një borxh 70 mijë USD.

“Mekanizmi i përdorur në këtë transaksion ishte ngritja e një padie civile ndaj meje në Gjykatën e Rrethit Gjyqsor Tiranë, duke kërkuar  pronësinë mbi gjysmën e truallit me pretendimin se unë i kisha një borxh të vjetër Z. Brati. Me vendimin Gjyqësor nr.2742 datë 07.04.2011, Z. Brati bëhet bashkëpunëtor i truallit me sipërfaqe 645 m2 me numër pasurie 1/156 i ndodhur në zonën kadastrale 8270 dhe pas përfundimit të ndërtimit mbi këtë truall, Z. Brati u bë bashkëpronar i disa njësive dhe apartamenteve në objektin e ndërtuar nga shoqëria ndërtuese “AN.NIK” Sh.p.k. Faktikisht Z.Brati ka përfituar më shumë siperfaqe ndërtimore nga sa parashikonte Kontrata e Sipërmarrjes datë 31.03.2012 e lidhur midis meje, Z.Brati dhe shoqërisë “AN.NIK” Sh.p.k/ Kontaktin e vazhdueshëm në lidhje me këto ambiente e ka mbajtur me mua Znj. Eva Bushi (Brati), bashkëshortja e Z.Ben Blushi (Bashkëlidhur kopje e sms-ve në formë të printuar)”, shkruan biznesmeni Andon Dhima.

CNA.al do sjellë në vijim edhe pjesët e tjera të kësaj letre që në fakt është një akuzë drejtuar ish-deputetit Ben Blushi, sot drejtor i Top Channel. Është ky i fundit që ka përdorur mekanizma juridikë për të bërë vjehrrin pronar si shpërblim për lejen e ndërtimit që do merrte biznesmeni në Tiranë.

Ky është një tjetër skandal që i shtohet atyre të politikanit të nxjerrë jashtë sistemit nga shqiptarët, i cili po shfrytëzon Rilindjen për pasurimin e tij, që nga pronat në Dardhë, Dhërmi, apo ortakëri në kompani jashtë Shqipërie më pronarët e koncesionit të inceneratorëve./CNA.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku11/08/2020 16:16

Shumë i poshtër paskish qenë ky Ben Blushiqi, paska pasue hak Edvin Rama që e përzuri nga sekti i shenjtë i "Rilindhjes". Kjo tregon se Edvini është i drejtë dhe largpamës. Prandaj edhe ju të "Syrit" merreni me Ben Blushiqin dhe pasuriçkat e tij ndërsa keni harruar zullumet e trashura të Edvinit dhe multimiljardat e tij.

Gj 11/08/2020 14:31

maskarai

Shto koment

Denonco