Edhe 2 mësues pozitivë me Covid-19 në një gjimnaz në Elbasan

Edhe 2 mësues pozitivë me Covid-19 në një gjimnaz në Elbasan

22:03, 19/09/2020
A+ Aa A-

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë ditën e sotme, nëntë raste të reja me Covid-19 janë konfirmuar në Elbasan.

Bëhet me dije se mes të infektuarve janë edhe dy mësues të shkollës së ‘Mesme të Përgjithshme Anastas Çakalli’ në njësinë administrative, Kuqan, raporton abcnews.

Në rrethin e Elbasanit aktualisht janë 10 mësues, aktivë me koronavirus.

Elbasani numëron 274 raste aktivë me Covid-19, ndërsa që prej fillimit të pandemisë në këtë qark kanë humbur jetën 23 persona nga kjo sëmundje.

Në 24 orët e fundit në të gjithë vendin u konfirmuan pozitivë 153 raste të reja, ndërsa u shënuan edhe 5 viktima.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco