VIDEO/ Vrasësit e Bujar Çelës, profesionistë: E qëlluan 4 herë përpara lokalit ku shkonte çdo ditë Majtas Talo Çela, vëllai i viktimës, pamje nga vendi ku ndodhi vrasja dhe makina e autorëve

VIDEO/ Vrasësit e Bujar Çelës, profesionistë: E qëlluan 4 herë përpara lokalit ku shkonte çdo ditë

08:13, 17/09/2020
A+ Aa A-

Vrasësit e 50-vjeçarit Bujar Çela në Elbasan kanë qenë të maskuar dhe në ndjekje të viktimës. Ekzekutimin ata e kanë kryer sipas një skeme të organizuar më herët.

Sipas burimeve, duket se kanë qenë 4 persona në makinën Renault që po e prisnin Çelën të hynte në një kafene në Bradadesh në orën 5:45, pasi e kanë mësuar rutinën e tij të përditshme.

Ai shkonte çdo mëngjes në të njëjtin lokal, pasi punonte si taksist, pavarësisht se pa liçensë. Ai priste autobusë me pasagjerë që vinin nga Greqia.

Vrasësit kanë qëlluar 4 herë ndaj Çelës dhe duket se kanë qenë profesionistë, pasi janë siguruar mirë që ai të kishte vdekur para se ata të arratiseshin me shpejtësi nga vendi i ngjarjes dhe më pas të arrinin dhe të digjnin edhe makinën në fshatin Murras të Elbasanit, në një rrugicë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco