Veliaj braktis qytetarët te Njësia nr.9/ Grimci: 'Rruga Andrea Themeli' e lënë në harresë, fondi u dha në vitin 2019

16:56, 17/09/2023
A+ Aa A-

Eda Grimci, kryetare e PD për njësinë nr 8, Tiranë, ishte e ftuar në 'Edicionin e Pasdites' në Syri Tv, ku shtroi një tjetër problematikë të qytetarëve të Tiranës, të lënë në harresë nga kryetari i bashkisë.

Bëhet fjalë për rrugën ‘ Andrea Themeli’ fondi për të cilën është miratuar që në vitin 2019.

Grimci denoncoi se ndërkohë që ndërtimet duhet të kishin mbaruar maksimumi në vitin 2020, nuk dihet çfarë është bërë më fondin prej 600 milionë lekësh të vjetra.

Ky është nje denoncim që është bërë disa herë për të njëjtën zonë dhe në fakt më kane telefonuar banorët, ishin banorë nuk ishin as anëtarë dhe as struktura të PD, më kanë telefonuar për këtë shqetësim, kam vajtur dhe kam parë që bëhet fjalë për një rrugë të cilën unë shpesh e kisha denoncuar edhe në 2021 dhe përpare fushate, ishte një rrugë e denoncuar disa herë nga strukturat tona.

Bëhet fjalë për një rrugë e cila duhet të ishte shtruar përpara zgjedhjeve, një rrugë ku duhet të bëheshin punimet në 10 muaj, në një fond limit prej 600 milionë lëkësh të vjetra, bëhet fjalë për rrugën 'Andrea Themeli'.

Kemi shkuar atje para zgjedhjeve, kemi denoncuar këtë fakt ku në fakt kanë qenë dhe kamerat tuaja, dhe përsëri pas zgjedhjeve. situata ishte jo e njëjtë por e përkeqësuar me justifikimin se po bëheshin punime, ndërkohë situate ishte një katastrofë.

Pas thirrjes së banorëve unë bëra një hetim administrativedhe për shkak të profesionit tim, u futa të shikoja se për çfarë fondi bëhej fjalë dhe kur ishte alokuar.

Dhe vura re se ky fond ishte alokuar njëherë në 2019 me anë të një VKT dhe nëse ishte alokuar në 2019 , duke qenë se kishte afatin 10 muaj duhet të kishte mbaruar makismumi në vitin 2020. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco