Ndërhyn vetë Ardi Veliu për të zgjidhur kaosin në Kakavijë: Pezullon policin A. Ç!

Ndërhyn vetë Ardi Veliu për të zgjidhur kaosin në Kakavijë: Pezullon policin A. Ç!

15:19, 14/08/2020

Nëpërmjet një njoftimi zyrtar nga Policia e Shtetit mësohet se vetë drejtori i Përgjithshëm Ardi Veliu ka ndërhyrë për të “zgjidhur” situatën kaotike në Kakavijë me emigrantët shqiptarë të bllokuar prej 3 ditësh.

Sipas këtij njoftimi drejtori I Përgjithshëm I Policisë së Shtetit, ka pezulluar menjëherë nga detyra punonjësin e Policisë A. Ç.

Mësohet se kjo masë e marrë nga vetë nr.1 i bluve të Shqipërisë ka ardhur pasi punonjësi i Stacionit të Policisë Kufitare Kakavijë, duke shpërdoruar detyrën ka tentuar të kalojë jashtë radhe një automjet me targa greke, për në shtetin grek.

Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, njofton pas kësaj edhe se ka nisur menjëherë hetimin disiplinor ndaj punonjësit të Policisë, për shkelje të rëndë.

Policia e Shtetit nuk harron edhe që të  falënderojë qytetarët për durimin, mirëkuptimin dhe bashkëpunimin dhe fton cilindo që konstaton raste të abuzimit me detyrën nga ana e punonjësve të Policisë, të raportojë në 112 apo në Komisariatin Dixhital, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco