3 viktima nga Shkodra/ Qyteti me shifra të zeza vdekjesh

3 viktima nga Shkodra/ Qyteti me shifra të zeza vdekjesh

16:47, 02/08/2020
A+ Aa A-

Në 24 orët e fundit u regjistruan 5 viktima nga koronavirusi në vend. Ndërkohë, tre viktima janë nga Shkodra.

“Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, 3 qytetare nga Shkodra; një 47-vjeçare, një 51-vjeçare, një 72-vjeçare, me disa sëmundje bashkëshoqëruese. Kanë humbur jetën fatkeqësisht edhe 2 qytetarë nga Tirana; një 65-vjeçar pa sëmundje të tjera dhe një 70-vjeçar me sëmundje bashkëshoqëruese,” deklaroi MSH.

Bie në sy fakti se në Shkodër janë regjistruar një numër i lartë viktimash nga virusi, duke qenë qarku i dytë me më shumë viktima në vend pas Tiranës.

Në total në Shqipëri janë shënuar 166 viktima. Prej tyre: Qarku Tiranë 85, Shkodër 27, Durrës 21, Fier 9, Elbasan 6, Kukës 4, Vlorë 4, Korçë 4, Lezhë 3, Dibër 2, Berat 1.

Kurse sa u përket rasteve aktive, Shkodra është në vend të tretë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë- 1285

Durrës- 291

Shkodër- 215

Fier- 95

Vlorë- 93

Lezhë- 79

Korçë- 75

Kukës- 68

Elbasan- 52

Berat- 29

Dibër- 28

Gjirokastër- 25

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco