Pedagogia në Gjirokastër infekton 5 vetë: burrin, fëmijët, nipin, kolegen

Pedagogia në Gjirokastër infekton 5 vetë: burrin, fëmijët, nipin, kolegen

10:27, 11/07/2020
A+ Aa A-

Në Gjirokastër janë konfirmuar 5 raste te reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit. Rastet e reja janë familjarë, dhe kontakte të afërta të pedagoges, e cila doli pozitive dy ditë më parë, njofton abcnews.

Mësohet se janë infektuar bashkëshorti, 2 fëmijët, nipi dhe një tjetër pedagoge e fakultetit të Ekonomisë. Ndërkaq, departamenti ku ka dhënë mësim pedagogia është mbyllur.

Prej javësh situata nga koronavirusi në vend vijon të jetë e rënduar. Vetëm ditën e djeshme ministria e Shëndetësisë konfirmoi 90 raste dhe dy humbje jete tek spitali Infektiv. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco