E rëndë në Berat/ 48-vjeçari ngacmon seksualisht vajzën 5-vjeçe

E rëndë në Berat/ 48-vjeçari ngacmon seksualisht vajzën 5-vjeçe

10:59, 19/06/2020
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Beratit.

Një familje nga lagjia ‘Barrikadë’ është paraqitur në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, ku ka denoncuar ngacmimin seksual që i është bërë vajzës së tyre, vetëm 5-vjeçe.

Menjëherë pas këtij denoncimi, blutë e Beratit kanë ndjekur rastin, duke vizituar fillimisht vajzën 5-vjeçe në Spitalin Rajonal të qytetit. Nga vizita mjekësore që është kryer nga mjekët specialist ka rezultuar se 5-vjeçarja kishte shenja të ngacmimit seksual, që- sipas mjekëve- nuk ishin finalizuar.

Mësohet se e mitura është ngacmuar seksualisht nga komshiu i saj 48-vjeçar, që rezulton të jetë i njohur nga banorët e lagjes si pijanec. Mësohet gjithashtu se, ky person rrinte shpesh dhe luante me fëmijët e lagjes në sheshpushimet përpara pallateve, por deri tani askush nga banorët e lagjes ‘Barrikadë’ nuk ishte ankuar për sjelljet e tij ndaj fëmijëve.

Ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë dhe dinamika e saj, pasi nga ana e policisë nuk konfirmohet se ku dhe si ka ndodhur ngacmimi seksual.

Pasi e mitura është marrë në pyetje, në prani edhe të psikologëve, policia e Beratit ka arrestuar 48-vjeçarin dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco