Infektohen në varrim/ Ja si zgjerohet harta e koronavirusit

Infektohen në varrim/ Ja si zgjerohet harta e koronavirusit

11:17, 05/06/2020
A+ Aa A-

ISHP njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 15 raste të reja me koronavirus duke e çuar në 1212 numrin total të të prekurve.

Mësohet se në Tiranë janë 10 raste, në Shkodër 3 raste dhe në Kamzë 2 raste.

Deri më tani janë 269 persona aktivë me koronavirus, ndërsa ISHP konfirmon se rastet në Kamzë janë zbuluar pas një ceremonie mortore.

"Dy rastet pozitive në Bashkinë Kamëz janë identifikuar gjatë një ceremonie mortore, ndaj edhe një herë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u rikujton qytetarëve se funeralet përtej rretheve familjare të ngushta, nuk jane të lejuara, pasi janë rrezik për shpërndarjen e infeksionit. 

Vijojnë të jenë të ndaluara çdo lloj aktiviteteti me grumbullime masive njerëzish, ndaj lutemi për respektim të masave që janë në fuqi. 

Ku informojme se në Spitalin Infektiv aktualisht po trajtohen 24 të prekur, nga të cilët 5 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar. Më pak se 10% e të prekurve aktivë po trajtohen në spital kurse pjesa tjetër po ndiqen nga mjekët e familjes.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 12 qytetarë, duke e çuar numrin total të tyre që nga fillimi epidemisë në 910. Në vendin tonë janë 269 persona aktivë me COVID-19, ku në Tiranë janë rreth 69 % e të prekurve, kurse pjesa tjetër janë kryesisht në Durrës, Shkodër, Kamëz, Krujë," njoftoi MSH.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë- 185
Krujë- 22
Kamëz- 14
Shkodër- 14
Durrës- 12
Mat- 9
Lushnje- 6
Berat- 2
Fier- 2
Korçë- 1
Librazhd- 1
Mallakastër- 1

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco