Sherr në familje, 43-vjeçari rreh vëllezërit e tij. Policia arrestoi edhe dy shtetas të tjerë sepse…

Sherr në familje, 43-vjeçari rreh vëllezërit e tij. Policia arrestoi edhe dy shtetas të tjerë sepse…

12:03, 27/05/2020
A+ Aa A-

Tre persona janë arrestuar se fundi në Tiranë, të akuzuar për dhunë në familje. Policia e Tiranës informon se gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga 3 shtetas, njeri se ka rrahur dy vellezërit, kurse dy të tjerë me akuzën e dhunës ndaj bashkëshortëve.

Një 43 vjeçar është arrestuar pasi pas një konflikti për motive pronësie me dy vëllezërit e tij, shtetasit Y. I dhe D. I., ka pushtuar me anë të forcës dhe dhunës tokën në pronësi të tyre, duke ushtruar dhunë fizike.

Ndërkohë që dy persona të tjerë janë arrestuar pasi kanë dhunuar gratë në banesë.

Ja njoftimi i plotë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimit u bë ndalimi me iniciativë i shtetasit A. I., 43 vjeç, pasi në fshatin Koçaj, pas një konflikti për motive pronësie me dy vëllezërit e tij, shtetasit Y. I dhe D. I., ka pushtuar me anë të forcës dhe dhunës tokën në pronësi të tyre, duke ushtruar dhunë fizike.

Nga specialistet për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, i shtetasit F. K., 32 vjeç, sepse ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike sistematikisht ndaj bashkëshortes, në banesë.

Po nga specialistet për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. Zh., 38 vjeç, sepse ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, në banesë.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco