Vetëvrasja e 20-vjeçares/ 'U rëndua pasi akuzoi kushëririn për përdhunim'

Vetëvrasja e 20-vjeçares/ 'U rëndua pasi akuzoi kushëririn për përdhunim'

10:04, 25/05/2020
A+ Aa A-

Një 20-vjeçare nga fshati Orman i Maliqit u gjet e vetëvarur në banesë nga familjarët, ndërsa dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor. Mësohet se vajza u gjet e pajetë nga familjarët, ndërsa i kishte dhënë fund jetës duke u vetëvarur në katin e tretë të banesës së saj. Almesa Manoku kreu aktin fatal të vetëflijimit, duke u vetëvarur me litar, ndërsa gjatë kohëve të fundit, ajo ishte në gjendje të rënduar psikologjike. Ky fakt ishte pohuar më herët edhe nga të afërmit e 20-vjeçares, shkruan Panorama.

Kjo për shkak të së kaluarës që kishte pasur vajza, me një të afërmin e saj. Kjo ngjarje i kishte shkaktuar asaj gjendje ankthi, ndërsa kishte degraduar duke i shkaktuar asaj edhe probleme të shëndetit mendor.  Alban Manoku, 32- vjeçari, kishte ngacmuar seksualisht vajzën e xhaxhait dhe për këtë vepër penale ishte dënuar nga gjykata. Ai kishte vuajtur 8 muaj burg, ndërsa më pas, dënimi i tij ishte lehtësuar dhe ai ndodhej nën masën e sigurisë “Arrest shtëpie”.

Menjëherë sapo kanë gjetur trupin e pajetë të 20- vjeçares, familjarët kanë tentuar ta dërgojnë në spital për ndihmë mjekësore, por gjithçka ka qenë e kotë, vajza kishte humbur jetën si pasojë e mbytjes nga litari. Ata kanë lajmëruar edhe Policinë, e cila ka kryer të gjitha veprimet e nevojshme në vendin e ngjarjes. Po ashtu, familjarët e vajzës janë shoqëruar në Polici, për të dhënë deklarimet e tyre rreth shkaqeve që mund të kenë çuar vajzën deri në vetëvrasje.

Sipas burimeve, ata janë shprehur se prej një viti, vajza kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor, por që asnjëherë nuk e mendonin se do të kryente këtë akt të rëndë. Sipas tyre, e reja rrinte shumicën e kohës e veçuar nga pjesëtarët e tjerë të familjes. Shkak për këto, familjarët mësohet se janë shprehur se është ngjarja e ndodhur një vit më parë me të afërmin e tyre.

Ata kanë hedhur dyshimet se mos abuzuesi mund ta ketë kërcënuar, por kjo, thotë Policia, do të hetohet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco