VIDEO/ ‘Ju na vratë shpresën’, banorët e unazës mesazh Ballës, dhe të gjithë...

VIDEO/ ‘Ju na vratë shpresën’, banorët e unazës mesazh Ballës, dhe të gjithë...

10:17, 01/05/2020
A+ Aa A-

Banorët e unazës së re të cilët u përballën  për muaj të tërë me dhunën e qeverise dhe segmenteve te saj të policisë dhe sherbimeve te tjera i kanë derguar një masazh Taulant Ballës.

Në mesazhin e tyre banorët e unazës sqarojnë edhe momentin kur u përhap lajmi për një ngjarje të rëndë në Unazë. Pasi gjatë përplasjeve e sulmeve të policisë kishte shumë të plagosur.

“Por cila ndjesë do të mbulonte ‘vrasjen’ që i bëtë ju shpresës sonë, duke na lënë të pastrehë”, thuhet ne mesazhin e banorvë të unazës.

“Ju jeni të pafytyrë, dhe pafytyrësinë tuaj doni t’ua shisni shqiptarëve me shoën tuaj te shëmtuar”. “Mos guxoni më ju e askush tjetër të përdorë emrin e Mahmut Himallarit, ai sot është I pashpresë, ju ia vratë atë”. “Unaza e Re nuk jua harron kurrë dhunën e ushtruar ndaj nënave, motrave fëmijëve tanë”, përfundon mesazhi i banorëve që sot janë pa shtëpi dhe në mëshirë të fatit sepse qeveria me një akt korruptiv ua prishi banesat e tyre.

Ja shenimi i plotë:

Banorët e unazës reagojnë përmes një video, kundër Taulant Ballës, dhe të gjithë Tauletëve të tjerë në PS.

Prej një viti protestuam, për të mbrojtur gjakun dhe mundin e një jete, ndërsa Taulanti na përdor për video montazhe, e qëllime politike, për të sulmuar kundërshtarët e tij politikë. Ste vjen turp ben politike me hallet dhe vuajtjet tona . Sa për deputetët e Partisë Demokratikë, e kryesisht atë që ka përmendur në video, Taulanti duhet të mendohet mirë para se të flasë. Pampuri , Klevisi dhe te gjithë deputetët e Opozitës na mbështetën deri në sekondat e fundit, kur ju na shpallët luftë, duke na hedhur gaz lotsjellës ne grave, fëmijëve, të moshuarve, pa pikën e mëshirës. Duke arrestuar njerëz të pafajshëm, duke na shkatërruar jetët tona, që të mbushnit xhepat tuaj. E sot pa pikën e turpit fatkeqesinë tonë, e një lapsus pa vlerë përballë katrahurës që ju na krijuat, e përdorni për të kënaqur orekset tuaja politike.

Ku ishe ti Taulant kur Mahmut Himallarin e tërhiqte zvarrë policia, e familjes së tij I hidhnin gaz lotsjellës, ku ishe ti Taulant kur gratë, fëmijët e nënat derdhnin lot e luteshin që të mos u prishnin shtëpitë, ku ishe ti Taulant kur prej një viti në shi, të ftohtë apo në të nxehtë ne qëndronim në rrugë, me shpresën që dikush nga ju do na dëgjonte? E para Pampuri ishte aty mes nesh, deri në sekondat e fundit, duke u përballur me përbindëshat e FNSH, të dërguar nga ju, thua se ne ishim armiqtë e këtij vendi.

Rasti I Mahmut Himallarit, të cilin ju e përdorni si mish për top, ishte lapsus dhe informacion I gabuar në kohë lufte, të cilin ia ofruam vetë ne dhe familjarë të Himallarit deputetes Pampuri, pas të cilit u kërkua ndjesë publike përballë miliona shqiptarëve. Por cila ndjesë do të mbulonte ‘vrasjen’ që I bëtë ju shpresës sonë, duke na lënë të pastrehë. Ju jeni të pafytyrë, dhe pafytyrësinë tuaj doni t’ua shisni shqiptarëve me shoën tuaj te shëmtuar. Mos guxoni më ju e askush tjetër të përdorë emrin e Mahmut Himallarit, ai sot është I pashpresë, ju ia vratë atë. Unaza e Re nuk jua harron kurrë dhunën e ushtruar ndaj nënave , motrave fëmijëve tanë.

Ja edhe Video e banorit të Uanzës

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco