Shënohet viktima e shtatë e koronavirusit.
Gjatë mbrëmjes së sotme ndërroi jetë një paciente 85-vjeçare nga Tirana.
Ajo kishte mbërritur gjatë pasdites në Spitalin Infektiv, në gjendje të rëndë. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për disa orë, 85-vjeçarja nuk arriti të mbijetojë. E moshuara vuante nga disa sëmundje kronike dhe u konfirmua me COVID-19 në Spitalin Infektiv.
85-vjeçarja është viktima e shtatë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.
© SYRI.net