Merrnin deri në 40 mijë euro nga kriminelë shqiptarë, arrestohen 6 policë në Greqi

Merrnin deri në 40 mijë euro nga kriminelë shqiptarë, arrestohen 6 policë në Greqi

22:25, 21/02/2020

Gjashtë oficerë policie, të cilët shërbenin në departamentet e sigurisë në zona të ndryshme të Atikës, janë arrestuar nga policia greke si të përfshirë në një grup që ofronte mbështetje për personat e implikuar në krime dhe trafik droge.

Provat e reja zbulojnë se si oficerët e policisë përfituan dhjetëra mijëra euro nga personat e kërkuar edhe për vrasje, duke u dhënë atyre pasaporta të rreme dhe duke i ndihmuar në ngritjen e bizneseve në zonë.

Policët në detyrë kërkuan deri në 40,000 euro për “raste të vështira”.

Sipas asaj që raporton Panorama, shumë prej personave që kanë blerë dokumente të falsifikuara nga këta policë, akuzohen për trafik droge.

Në total, janë 33 persona të akuzuar si përfshirë në këtë rrjet, midis tyre edhe gjashtë oficerët e policisë përfshirë edhe një eficere femër, të cilët shërbenin në departamentin e sigurisë në zona të ndryshme të Atikës si Pagrati, Vrilissia, Elefsina, etj.

Sipas aktakuzës, oficerët e policisë lëshuan dhe furnizuan me pasaporta të huajt, kryesisht kriminelë shqiptarë. Arrestimet e tyre erdhën pas dy vitesh hetime nga Zyra e Brendshme e policisë greke.

Oficerët e policisë dhe bashkëpunëtorët e tyre lëshuan pasaporta për shqiptarët, ku në disa raste ndaj tyre kishte edhe urdhër-arresti evropian ose të tjerë që dëshironin të bënin biznes në Greqi duke vendosur xhamat e dyqaneve.

Kjo veprimtari gjeneroi fitime të mëdha, pasi tarifa shkonte nga 5,000 deri në 40,000 euro për rast.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco