Dhuna barbare ndaj vajzës së mitur, arrestohet nëna 41-vjeçare në Sarandë

Dhuna barbare ndaj vajzës së mitur, arrestohet nëna 41-vjeçare në Sarandë

18:39, 21/01/2020
A+ Aa A-

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës dhunën “kafshërore” ndaj një vajze vetëm 13-vjeçare. Autori nuk ishte i panjohur për të miturën, por vetë nëna e saj. Me zë dhe figurë, emisioni investigativ faktoi se nëna e dhunon sistematikisht vajzën për arsye të ndryshme. Njëherë përse kishte dalë me shoqet jashtë pallatit. Herë tjetër përse luante në telefon. Dhe, rasti më flagrant ishte përse vajza nuk kishte larë enët dhe po bënte mësimet. 

Videoja u bë virale në rrjetet sociale, ndërsa sot vjen edhe reagimi I policisë.

Përmes një njoftimi për shtyp, Policia e Sarandës njofton arrestimin e nënës 41-vjeçare.

Policia e Sarandës

Në lidhje me rastin e publikuar mbrëmjen e kaluar në emisionin investigativ "Fiks Fare", ku bëhej fjalë për dhunën e ushtruar nga mamaja ndaj vajzës së saj të mitur, Policia ka bërë ndalimin e shtetases E.M., 41 vjeçe, banuese në Sarandë, për veprën penale "Keqtrajtimi i të miturit". Materialet do ti referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

xhixhi21/01/2020 19:24

Jepjani atyre te shkreteve qe kane hyre ne burg se nuk para per te paguar energjine qe te harrojne vuajtjet

Kur ke nene buce21/01/2020 19:10

O buce o e perdal. Po pse beheni nena o mostra qe u djegsh ne fer.

Shto koment

Denonco