Si u fsheh përdhunimi/ Tjetër skandal me policët e Durrësit

Si u fsheh përdhunimi/ Tjetër skandal me policët e Durrësit

10:44, 11/01/2020
A+ Aa A-

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm prangosi 17 efektivë policie në Durrës para dy ditësh. Ata akuzohen për shpërdorim detyre.

Në media është raportuar se ata u akuzuan për lejimin e ndërtimeve pa leje.

Por në mesin e akuzave është edhe ajo për mosarrestimin e një personi të akuzuar për përdhunim, shkruan gazeta Panorama.

Sipas dosjes hetimore, efektivi i policisë ka pasur dijeni për ngjarjen dhe pasi ka ushtruar kontroll në banesën e të shpallurit në kërkim për përdhunimin, nuk e ka arrestuar.

Bëhet fjalë për specialistin e krimeve, nënkomisarin Ermand Petova, i cili në datën 9 nëntor 2019 ka referuar material hetimor për një person me emrin Sami H., i cili akuzohej nga një vajzë me iniciale V.J, se kishte kryer me forcë dhe pa dëshirën e saj marrëdhënie seksuale në makinën e tij.

Pas disa veprimeve hetimore, Prokuroria ka nisur hetime dhe ka ngarkuar oficerin Petova të Policisë Durrës, të ndjekë rastin konkret, me qëllim arrestimin e këtij personi të akuzuar si përdhunues.

“Më datë 05.11.2019, nga ana e specialistit të krimeve, nënkomisarit E., janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin S., i datëlindjes 25.09.1987, banues në fshatin R., Durrës, me arsim 8 klasë, i papunë, sepse më datë 03.11.2019, ka bërë kallëzim shtetasja V., se në mesin e muajit qershor 2019, në fshatin Rrotull, gjatë rrugës për në shtëpi, në automjet ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj dhe është raportuar se po punohet për kapjen e tij, për veprën penale ‘Marrëdhënia seksuale me dhunë me të rritura’. Ky shtetas është shpallur në kërkim më datë 05.11.2019 me kartelë ngjyrë ‘rozë’, pasi akuzohet për veprën penale ‘Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura’. Specialisti i krimeve, E., ka raportuar se ka vajtur për kontroll banese te banesa e shtetasit S., dhe nuk e ka gjetur në banesë. Nga bisedat telefonike me personin në kërkim, rezulton se ka njohje me të dhe është në dijeni se ndodhet në banesë dhe nuk kryen detyrën funksionale për të shoqëruar dhe kryer veprimet procedurale.

Më pas, nën drejtimin e prokurorit u kërkua që të kryhen veprime procedurale për të provuar faktin, por për shkak të njohjes dhe marrëdhënies së OPGJ, E., dhe të dyshuarit S., nuk pati rezultat për provuar veprën penale. Nga transkriptimi i bisedave telefonike rezulton se ka dijeni dhe punonjësi i Policisë P.”, thuhet në dosjen e Prokurorisë së Durrësit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco