Ndahet nga jeta prokurori i njohur

Ndahet nga jeta prokurori i njohur

17:46, 15/12/2019
A+ Aa A-

Një lajm i trishtë vjen nga drejtësia shqiptare.

Vetëm pak kohë pasi doli në pension, është ndarë nga jeta prokurori, Apostol Prifti.

Prifti ka shërbyer në radhët e drejtësisë për disa dekada. Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka dhënë nipi i tij nëpërmjet një statusi në profilin e tij në facebook, ku ka zbuluar se shkak ka qenë një atak në zemër.

"E kishim lënë të takoheshim me të mrekullueshmin xhaxha këtë fundjavë, pas kohësh mes problemeve e punëve të mia në terren. "Eh mor nipce s'me gjen gjë mua. Jam kockë e fortë", kur i thoja dobësohu pakëz z. Prokuror, se një goditje e ka dhënë zemra dikur, ndërsa shiheshim rastësisht, teksa ecte në piedonale me qenushin e shtëpisë. Ajo zemër ishte tejet e madhe. Jo veçse një xhaxha i mrekullueshëm, por një nga prokurorët më me zë të Shqipërisë...Sikur na mblodhi për herë të fundit gjithë fisin me rastin e daljes në pension, pak muaj më parë... Veçse 65 vjeç. Do më mungojë zëri i tij, gjithçka... Do na mungosh i dashur xhaxhai ynë, Apostol Prifti", shkruan Edmond Prifti.

Image

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco