Solidarizimi / Trauma nga termeti, 50 psikologë nga Kosova në zonat e prekura

Solidarizimi / Trauma nga termeti, 50 psikologë nga Kosova në zonat e prekura

08:16, 01/12/2019
A+ Aa A-

Një grup prej 50 psikologesh, 4 psikiatër, 2 epidemiolog dhe mjek, është nisur ditën e sotme për në zonat e prekura nga kriza në Thumanë, Durrës dhe Tiranë. Mediat kosovare raportojnë se në përbërje të ekipit janë dhe deputetë nga Kuvendi i Kosovës.

Kjo ekspeditë mjekësore organizohet nga Shoqata e Psikologeve të Kosovës në përbërje të saj do të ketë edhe nga SHBA (PhD) dhe nga Shoqata e Psikologeve të Shqipërisë, që të gjithë profesionist të shëndetit mendor me përvojë dhjetëra vjeçare.

Kujtojmë se 51 persona kanë humbur jetën në tërmetin shkatërrues, ndërsa janë plagosur mbi 900 persona. Në mesin e viktimave janë 6 fëmijë dhe 22 gra, ndërkohë që u shpëtuar nga rrënojat 45 persona të gjallë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Adele01/12/2019 11:12

Psikologë shqiptarë kudo që jeni bashkohuni te mbani gjalle shpresën e shqiptarëve

Shto koment

Denonco