Shkon 26 numri i viktimave, zbulohen edhe dy viktima në gërmadha

Shkon 26 numri i viktimave, zbulohen edhe dy viktima në gërmadha

22:31, 26/11/2019
A+ Aa A-

Janë lokalizuar edhe tre trupa të tjerë të pajetë në gërmadhat e pallateve të shembur duke e çuar në 26 numrin e personave të vdekur.

Një trup i pajetë është nxjerrë nga Thumana.

I riu rreth të 30-ave po mbahej me serum gjallë, pasi kishte të gjithë betonin mbi kokë. Por fatkeqësisht ky i ri ka ndërruar jetë. Ndërkohë janë lokalizuar dhe dy persona të tjerë në gërmadhat e objektit 5 katësh, edhe ata të pajetë.

Në vendngjarje po punojnë ekspertët grekë, të cilët po drejtojnë punën me mbështetje edhe nga forcat shqiptare.

Deri tani janë 26 të vdekur nga tërmeti.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco