Gruaja e fshihte drogën në vende intime dhe ia çonte burrit. 8 punonjës të burgut bëhen 'kurbanë'

Gruaja e fshihte drogën në vende intime dhe ia çonte burrit. 8 punonjës të burgut bëhen 'kurbanë'

17:21, 03/11/2019
A+ Aa A-

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve ka zbuluar një skemë të futjes dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike në burgun e Fushë Krujës duke pezulluar nga detyra tetë punonjës deri në përfundimin e hetimeve që kanë nisur prej disa muajsh nga prokuroria.

Por si funksiononte skema?

Burime nga drejtoria e Burgjeve thanë për Report Tv se Shkëndije Rama ishte personi që fuste lëndën narkotike në burg për burrin e saj të dënuar po për kanabis, Isuf Rama.

Bashkëshotrja e Isuf Ramës e fshihte hashashin në vendet intime duke lehtësuar kështu kalimin.

Një tjetër armë e fortë në dorën e hetuesve janë edhe përgjimet telefonike mes të dënuarit dhe bashkëshortes së tij Shkëndijes ku flitet për sigurimin dhe mënyrën e kalimit të kontrollit.

Masa e parë e marrë nga Burgjet pas zbulimit të rastit ka qenë pezullimi i dy punonjësve që dyshohen se nuk kanë ushtruar kontrolle të mjaftueshme, ndërsa më pas të njëjtin fat kishin edhe gjashtë efektivë në regjimin e brendshëm.

Image

Isuf Rama tani duhet të përballet edhe me një tjetër akuzë dhe proces, ndërsa bashkëshorten e tij ndodhet në “arrest në shtëpie”. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco